Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Zëdhënësi i Presidentit i kthen përgjigje Lleshajt: Nuk humbim kohë me "Gjeneralin" nën poture

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 19:48 | Politikë
Zëdhënësi i Presidentit i kthen përgjigje Lleshajt: Nuk

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Zëdhënësi Blushi shkruan në rrjetet sociale se nuk ka nevojë për polici në “besëlidhjen” e 2 marsit pasi rendin do ta garantojë Presidenti bashkë me popullin.

“Asnjë sekondë për të humbur me "Gjeneralin" nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan Tedi Blushi në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani