Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Debati demokrat, të gjithë kundër miliarderit Bloomberg

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 10:59 | Bota
Debati demokrat, të gjithë kundër miliarderit Bloomberg

Debati i kandidatëve demokratë për presidencën në Las Vegas të Nevadës, pati një protagonist absolut, Michael Bloomberg.

Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, i cili u përball për herë të parë me rivalët në një skenë televizive, u sulmua nga të gjitha anët. Që prej nisjes së debatit, stafeta e kritikave kundër të sapoardhurit, kaloi me shpejtësi nga një kandidat tek tjetri. Gazetarët që ndoqën nga afër debatin, e cilësuan atë si ekuivalentin politik të një ndeshje boksi.

Sanders u ndal tek e ashtuquajtura politika ‘ndalo dhe kontrollo’ e Bloomberg, gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Nju Jorkut, e kritikuar ashpër nga aktivistët e të drejtave civile.

Ndërkaq, Elizabeth Warren e sulmoi për komentet, degraduese, siç i quajti, për gratë. “Një miliarder që i quan gratë të shëndosha dhe lesbike me fytyrë kali. Nuk po flas për Trump por për kryebashkiakun Bloomberg”, deklaroi Warren.

Ndërkohë, Bernie Sanders e akuzoi Bloomberg për politikat e tij kur ishte kryebashkiak. “Për të mundur Donald Trump, ne do të na duhet numri më i madh i votueseve në historinë e Shteteve të Bashkuara. Politika ‘ndalo dhe kontrollo’ e Bloomberg, e cila përndoqi afro-amerikanët dhe latinët ishte e tmerrshme. Ajo nuk na ndihmon të mbledhim vota”.

Amy Klobuchar e akuzoi se fshihej pas spoteve televizive, ndërsa Joe Biden theksoi kritikat e shkuara ndaj reformës shëndetësore të Barack Obamës.

https://a2news.com/2020/02/18/shba-gara-presidenciale-bloomberg-i-bashkohet-debatit-demokrat/

Bloomberg u mbrojt duke kërkuar falje për politikën ‘ndalo dhe kontrollo’, duke thënë se nuk e dinte se sa e dëmshme do të ishte për qytetin, por kritikave lidhur me shifrat marramendëse që po shpenzonte për fushatën, ju përgjigj kështu.

“Po shpenzoj gjithë këto para për të hequr qafe Donald Trump, presidentin më të keq që kemi pasur ndonjëherë. Nëse e bëj këtë, do të jetë një kontribut I madh për Amerikën dhe fëmijët e mi”, deklaroi gjatë debatit miliarderi.

Sipas një sondazhi të realizuar nga CNN, Bernie Sanders gëzon numrin më të madh të mbështetësve mes votueseve demokratë, i ndjekur nga Joe Biden dhe Michael Bloomberg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë