Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Eksodi i mjekëve, 3 mijë punojnë në Europë, qeveria ofertë për kthimin

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 15:45 | Sociale

Eksodi i mjekëve nuk ndalet. 150 specialistë ikin çdo vit nga Shqipëria. Edhe pse nuk ka shifra të sakta 3 mijë mendohet të jetë numri i tyre në spitalet e Europës.

Një përfaqësi e tyre është kthyer përkohësisht, vetëm disa ditë për  samitin e diasporës.  Por përse po ikin mjekët?

“Arsyeja e parë janë pagat e ulta, arsyeja e dytë është fakti që mjeku në Shqipëria nuk është e mbrojtur”, thotë Elona Meta, mjeke në Gjermani.  

Elona Meta

 Altin Ndrio, ish drejtues në shërbimin shëndetësor, në vitet 2000, prej 10 vitesh punon mjek në qendrën universitare të Portos në Portugali. Arsyeja e largimit të tij ishte sëmundja e djalit, ku zgjidhjen e gjeti jashtë, e më pas dhe punën.

“Mungesa e paneleve për mundësinë e vendosjes së diagnozës më bëri të largohesha, në Portugali banonte edhe motra ime. Aty u bë diagnoza e djalit, që nuk kishte asgjë”, thotë ai.

Hemorragjisë në Shëndetësi nuk i ka shpëtuar as Kosova. Shqipe Alishani Gorani ka lënë shërbimin e Kosovës për një punë të mirëvlerësuar fillimisht në Francë dhe tani në Zvicër.

Shqipe Alishani Gorani

“Arsye të ndryshme, ekonomike por edhe të perspektivës profesionale dhe të shkollimit të fëmijëve” radhit ajo si shkaqe.

Përjashtim nga taksat, strehim falas dhe mbështetje financiare janë oferta që qeveria shqiptare u ka bërë mjekëve për rikthimin në vend. Por a e mendojnë kthimin mjekët shqiptare?

Altin Ndrio

 “Në kushtet aktuale, më thënë të vërtetën jo”, thotë Ndrio.   

Rreth 1 mijë mjekë shqiptarë dhe nga Kosova punojnë në Gjermani ndërsa mbi 300 është numri i tyre në  Zvicër. Por mjeket shqiptarë kanë gjetur mundësi punësimi edhe në spitalet përtej Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë