Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kolegji zgjedhor, PD propozime kundër presionit të vetingut

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 11:26 | Politikë
Kolegji zgjedhor, PD propozime kundër presionit të vetingut

Demokratët kanë hedhur sot në tryezën politike të reformës zgjedhore, propozime të reja sa i përket ankimimit të procesit.

Synimi është që Kolegji Zgjedhor të mund të gjykojë jashtë presionit të vettingut. Për këtë, propozohet një trupë prej 15 anëtarësh nga gjykatat e shkallës së parë dhe apelit në të gjithë vendin, me të paktën 7 vite përvojë si gjyqtarë e që nuk kanë masa disiplinore në fuqi.

 Ata do të përzgjidhen me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, jo më vonë se 5 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve. Pas shortimit, 15 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të betohen në prani të KLGJ-së dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës.

https://www.youtube.com/watch?v=A3ebeQqIL1k

Sipas propozimit të PD-së, Kolegji Zgjedhor duhet të funksionojë pranë Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë. Për të shmangur presionin e vettingut ndaj anëtarëve të përzgjedhur me short, ky proces për ta shtyhet në fund të listës së gjyqtarëve për t’u verifikuar.

Nëse procesi i vettingut ka nisur, ai ndërpritet dhe rifillon vetëm kur të jenë kontrolluar të gjithë gjyqtarët e tjerë të Republikës që nuk janë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu