Lëvizje të dyshimta, Mercedes hile me timonin – A2

Lëvizje të dyshimta, Mercedes hile me timonin

Testet e para sezonale të Formula 1 janë shoqëruar me mister dhe debate. Gjithçka lindi nga risia e Mercedes. Gjatë ditës së dytë të provave, skuadrat kundërshtare kuptuan se timoni i makinave të kampionëve në fuqi kryen lëvizje të pazakonta, duke u spostuar përpara dhe mbrapa.

Në momentin kur Lewis Hamilton po realizonte xhiro të shpejta, kur britaniku shtypte gazin, tërhiqte timonin nga vetja. Këto lëvizje ndikonin të rrotat e pasme, duke ndryshuar konvergjencën e makinës. Tashmë debatet lidhen nëse risia teknike është brenda kufijve të lejuar nga rregullorja, apo nëse bëhet fjalë për një hile të Mercedes, që përbën shkelje.