Lojtari i Ajax-it, e dëmton dhe më pas tallet me kundërshtarin

Pas shkëlqimit të një viti më parë në Champions League, Ajax zhgënjeu këtë sezon dhe këtë gjë duket se po e bën edhe në Europa League.

Ajax u mposht në ndeshjen e parë në transfertë 2-0 në Spanjë nga Getafe, por vëmendja më e madhe në këtë ndeshje ka shkuar ndaj sulmuesit Ryan Babel.

Holandezi u tradhtua nga nervat kur ndeshja ishte 1-0 për vendasit dhe ai shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit. Më pas ndodhi çudia. Babel tallet keq me lojtarin e Getafes, duke imituar lëvizjet e tij.

Për çudi, ai u ndëshkua vetëm me kartonin e verdhë, megjithëse të vështirë do ta ketë të kalojë pa u ndëshkuar nga disiplina.

Pas kësaj humbje, për Ajax-in situata vështirësohet për një kualifikim të mundëm edhe pse janë për t’u luajtur edhe 90 minuta në Holandë.