Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Messi: Nuk më shkon mendja të largohem nga Barça

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 10:57 | Futboll
Messi: Nuk më shkon mendja të largohem nga Barça

Në mes të skandalit që ka përfshirë klubin e Barcelonës, kapiteni dhe idhulli i tifozëve katalanas, Leo Messi, ka thyer heshtjen në një intervistë për “Mundo Deportivo”.

Argjentinasi foli për zbulimin që ka bërë “Cadena Ser”, që raportoi se Barcelona i kishte paguar 1 milionë euro shoqërisë I3 Ventures për të sulmuar lojtarë të ndryshëm dhe ish-trajnerë me anë të profileve false në rrjetet sociale.

“Mendoj se është e çuditshme një gjë e tillë, thanë madje se ka prova. Të presim për të kuptuar nëse e gjitha kjo është e vërtetë. Nuk mund të themi shumë, por mua më duket shumë e çuditshme”, deklaroi Messi.

Në lidhje me zërat se mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, numri 10 theksoi: “Ideja ime është të qëndroj dhe derisa klubi dhe tifozët të duan qëndrimin tim, nga ana ime nuk do të ketë probleme. Nëse ka projekt fitues, nëse tifozët janë të kënaqur me skuadrën, unë jam në rregull. Dua të fitoj sërish Champions dhe tituj të tjerë në Spanjë. Kam një klauzolë që mund të iki falas në fund të sezonit, por unë gjithmonë e kam pasur zgjedhjen për t’u larguar nëse do të kisha dëshirë. Nuk ka të bëjë me klauzolën. Ka pasur shumë klube të gatshme të paguajnë për mua, por unë nuk kam dashur të largohem atëherë dhe nuk dua as tani. E përsëris, nëse klubi më do, unë qëndroj”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë