Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Meta, thirrje shqiptarëve: T'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 08:49 | Politikë
Meta, thirrje shqiptarëve: T'i japim paralajmërimin e fundit

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën e enjte me një postim në Facebook ku fton të gjithë shqiptarët që në datën 2 Mars të dalin në bulevard për t’i dhënë, siç shprehet ai, “paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

“Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" t'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruan kreu i shtetit.

https://a2news.com/2020/02/19/meta-gjysmeparlamenti-i-deledeputeteve-dhunon-popullin-shqiptar-proteste-me-2-mars/

“Nuk ka forcë në botë t'i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t'ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë. Ndaj, në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t'ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve”, shton Meta në postimin e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë