Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Presidenti i PSG akuzohet për korrupsion

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 13:22 | Futboll
Presidenti i PSG akuzohet për korrupsion

Presidenti i PSG dhe BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, është në telashe.

Autoritetet zviceriane kanë mbyllur hetimet dhe kanë plotësuar dosjen për veprimet e dyshimta të tij në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.

Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë që iu dha ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Sipas autoriteteve zvicërane, sipërmarrësi nga Katari, i ka siguruar “përfitime të padrejta” ish-sekretarit të FIFA-s, edhe ai i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani