Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Presidenti Meta çon në SPAK Ministrinë e Drejtësisë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 17:09 | Politikë

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar asaj që e konsideron “besëlidhje të 2 marsit”.

Kreu i shtetit tha se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të ndalur kapjen e institucioneve të drejtësisë. “Mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli. Kanë krijuar idenë që shqiptarët janë lodhur, por këta nuk e dinë akoma që ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja”.

Ai iu referuar një botimi të një organizate të shoqërisë civile për të treguar se Presidenca është i vetmi institucion që nuk është nën kontrollin qeveritar. “Kur Rumania, përmes revolucionit demokratik, i tregoi vendin që meritonte tiranit të saj dhe shushunjës së saj, në Kukës vareshin dy poetë, ndërsa në Sarandë tërhiqeshin zvarrë dhjetëra të rinj sepse kërkonin të gjenin lirinë diku tjetër. Shqipëria nuk do të bëhet më kurrë as mavi dhe as mavri, por kuqezi”.

Presidenti Ilir Meta, së bashku me këshilltarin e tij për çështjet ligjore, rikthyen të gjithë komunikimin me Kuvendin, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Ministrinë e Drejtësisë për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tyre, qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, ka dërguar në kundërshtim me ligjin për botim në Fletoren Zyrtare listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ku KED listonte të parën Arta Vorpsi.

Për këtë veprim, Presidenca do të depozitojë padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. “Nga kjo provë rezulton se Ministria e Drejtësisë e ka përcjellë për botim aktin pa marrë ende një njoftim nga Kuvendi. Letra e Kuvendit ka ardhur vetëm në mbështetje të veprimit anti-ligjor të Ministrisë së Drejtësisë. Këtu nuk kemi të bëjmë me lajthitje, por më keq se kaq, falsifikim. Duket qartë që ka bashkëpunim dhe tashmë është Prokuroria tani që duhet të ketë fjalën”, tha Bledar Dervishi.

Presidenca paralajmëroi se do të publikojë çdo ditë fakte të reja për kapjen e shtetit nga qeveria. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë