Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Rindërtoi pas tërmetit, banori në Ishëm gjobitet dhe procedohet penalisht

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 13:03 | Sociale
Rindërtoi pas tërmetit, banori në Ishëm gjobitet dhe

“Familjet në fshat që janë të gatshme t’i rindërtojnë vetë shtëpitë dhe që të mos presin pafund, do u japim një financim deri në 20 milionë lekë të vjetra. Kështu do të fitojnë kohë dhe nuk do të presin që të vijë dikush”.

Në bazë të kësaj deklarate të kryeministrit Edi Rama në 6 dhjetor 2019, Ismet Shetaj nga fshati Shetaj i komunës Ishëm, dhe në mungesë të interesimit dhe kthimit të përgjigjeve nga autoritetet lokale, nisi me shpenzimet e veta rindërtimin e banesës së dëmtuar nga tërmeti në të njëjtin vend ku kishte banesën e vjetër dhe me të njëjtën sipërfaqe.

Por, ky veprim i ka kushtuar një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra, procedim penal për ndërtim të paligjshëm dhe vendim për prishjen e objektit. I zoti i banesës thotë për A2 se disponon lejen e dhënë nga njësia vendore, ndërsa pretendon se nuk ka shtuar asnjë sipërfaqe të ish-banesës së vjetër që tërmeti e bëri të pabanueshme dhe të cilën me investimin e tij vendosi ta rindërtojë për t’u siguruar çatinë mbi kokë të 12 anëtarëve të familjes së tij, mes të cilëve 4 fëmijë.

Zonja e shtëpisë, Bukuria, thotë se që pas dëmtimit të banesës nga tërmeti, kjo familje jeton me vështirësi të shumta në çadër, ndërsa dorën e shtetit nuk e ka ndjerë në asnjë moment, përveç gjobitjes dhe ndjekjes penale.

Në një kohë kur qindra familje në zonat urbane ankohen se nuk ka ardhur askush nga institucionet për të certifikuar banesat e tyre, në zonat rurale ndihet dora e shtetit për të gjobitur dhe ndëshkuar ata që kanë rindërtuar për të strehuar familjet e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani