Roveshata fantastike që vjen nga Senegali

E bukura e rrjeteve sociale është se bashkojnë botën.

Kështu, tifozët e futbollit mund të shohin veprime spektakolare jo vetëm nga Messi dhe Ronaldo, por edhe nga vende ku futbolli nuk është në nivele të larta, por ku nuk mungojnë gjeste teknike të mrekullueshme nga lojtarë anonimë.

Nga Senegali na vjen një gol me roveshatë fantastik, i realizuar nga sulmuesi i Diambars Football Club de Saly. Forca e topit që përplaset në rrjetë është shumë e madhe për një gol në akrobaci.