Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Të shtëna me armë në dy lokale, 9 viktima në Gjermani

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 08:25 | Bota
Të shtëna me armë në dy lokale, 9 viktima në Gjermani

Nëntë persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në dy lokale në qytetin perëndimor Hanau të Gjermanisë.

Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një burrë i armatosur hapi zjarr të mërkurën, rreth orës 22:00.

Të shtënat e para ndodhën në shisha barin e quajtur “Midnight”, në qendër të qytetit Hanau, ndërsa masakra vijoi në “Arena Bar & Café”. Klientela mendohet se ka qenë kryesisht kurde.

Sipas policisë lokale, i dyshuari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi tjetër.

Ende nuk dihet arsyeja që shtyu këtë person të kryente masakrën.

Gazeta “Bild” raporton se i dyshuari ishte një shtetas gjerman që kishte leje për të mbajtur armë zjarri. Gjithashtu, në makinën e tij u gjetën fishekë dhe revista armësh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu