Akuzohej se vodhi 12 mijë lekë, vetëvritet në burg 43-vjeçari, reagon ILD

PETICIONI BURGU FKR frame 1483 1100x620

Një 43-vjeçar është vetëvrare në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë. Për këtë rast ka reaguar edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Pretendohet se i ndjeri me inicialet B.H po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur se po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural.