Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bardhi: SPAK të hetojë menjëherë kapjen e Kushtetueses nga organizata mafioze në pushtet

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 17:08 | Politikë
Bardhi: SPAK të hetojë menjëherë kapjen e Kushtetueses nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë krimin kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet, siç e quan ai.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojërave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën.

Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi në një postim në “Facebook”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë