Basket, Shqipëria “dorëzohet” në fund ndaj Portugalisë në eliminatoret e Botërorit

basket 1100x620

Humbje e dhimbshme për përfaqësuesen shqiptare të basketbollit e cila u dorëzua në periodën e fundit përballë Portugalisë mikpritëse.

 Në takimin e parë të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023, kombëtarja kuqezi u mund në shifrat shifrat 70-62 nga përfaqësuesja luzitane.

 Shqipëria kryesoi në periodën e parë dhe të tretë por gabimet në fraksionin e fundit të ndeshjes bënë që Portugalia të përmbyste takimin duke fituar me vetëm 8 pikë diferencë.

Gjithsesi, kuqezinjtë u prezantuan në këto eliminatore me një performancë tejet pozitive dhe tashmë do të kërkojnë fitoren në sfidën e ardhshme ndërsa presin Qipron këtë të dielë, në sallën sportive “Dhimitraq Goga”.