Bayern lodhet kundër Paderborn, Lewandowski e shpëton në fund

IMG 20200221 222057 1100x620

Bayern München mori një fitore të vuajtur kundër Paderborn, që lëngon në vendet e fundit të renditjes. Bavarezët fituan 3-2 falë një goli në minutat e fundit nga robert Lewandowski.

Gnabry kaloi vendasit në epërsi në “Allianz Arena” në të 25′, por Srbeny barazoi rezultatin 1 minut para mbylljes së pjesës së parë, pas një gafe të Neuer. Lewandowski realizoi golin e dytë në të 70′, por miqtë gjetën sërish barazimin 5 minuta më pas.

Sulmuesi polak arriti në fund të shpëtonte skuadrën kur dy minuta nga fundi përfitoi nga një pasim i saktë nga Gnabry në zonë për t’i dhënë fitoren.