“Besëlidhja” e Metës me qytetarët, Balla: Rruga evropiane nuk mund të pengohet nga kapriço personale

SINK BALLA PER ALLEN frame 905 1100x620

Kreu i grupit parlametar socialist, Taulant Balla, u shpreh se “rruga evropiane e Shqipërisë nuk mund të pengohet nga asnjë kapriço personale e asnjë individi”.

Kur u pyet mbi thirrjen për “besëlidhje” nga ana e Presidentit Ilir Meta për qytetarët, në 2 mars, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Balla theksoi se vëmendja duhet të jetë për rindërtimin dhe integrimin.

“Gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, që përpara vitit 2013 nuk bëhej fjalë. Ka edhe politikanë të cilët harrojnë se halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratën e shqiptarëve për integrim evropian. Mos shpenzoni kohë me transmetime idioteske grushtesh shteti e të tilla si kjo. Vëmendja jonë duhet të jetë së pari në procesin e rindërtimit pas tërmetit, për t’u fokusuar te njerëzit që kanë më shumë nevojë se kurrë për solidaritet”, theksoi Balla.