Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme, dëshmia e të arrestuarve: Është vaj motori

amianti1 1100x620

Personat e arrestuar për mbetjet në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë kanë deklaruar përpara grupit të hetimit se në fuçitë e gjetura ndodhet vaj motori dhe asnjë lëndë e rrezikshme toksike.

Ndërsa në thasët e zinj të hangarin e tragetit, sipas tyre ka lesh xhami. Këto mbetje janë krijuar pas remontit të tragetit dhe janë lënë në hangarin e mjetit lundrues.

Ndërkohë policia ka njoftuar ekspertë të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit për të ekzaminuar mbetjet e gjetura, ndërsa ka nisur edhe kontrollin në ambientet e një firme grumbullimi në Vlorë, por deri më tani nuk janë gjetur shenja të mbetjeve të rrezikshme që mund të ishin depozituar më parë atje.