Formula 1, Mercedes tregon forcën në teste, zhgënjen Ferrari

FORMULA 1 MERCEDES FERRARI TESTE frame 565 1100x620

Edhe pse janë vetëm provat e para, Mercedes e nisi edicionin e ri duke treguar forcën. Kampionët në fuqi për konstruktorë, trembën rivalët gjatë testeve në Montmeló. Me kohën 1 minutë 15 sekonda e 732 të mijtat, Valtteri Bottas dukej i pakapshëm për pilotët e tjerë në pistë, gjatë simulimit të kualifikueseve.

Ndjekësi më i afërt ishte Esteban Ocon me Renault, i cili kishte afro një sekondë e 4 të dhjetat diferencë. Zhgënjim total dhe shqetësim për Ferrarin. Në ditën e tretë të provave, makina e Sebastian Vettel u ndal në pistë pas një problemi në motor, me gjermanin që ishte mbi 2 sekonda e gjysmë më i ngadaltë se Mercedes.