Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gerrard, njeriu i përmbysjeve të mëdha, këtë herë me ndihmën e një shqiptari

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 18:25 | Futboll

Rangers bëri një përmbysje të madhe një natë më parë në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Europa League ndaj portugezëve të Bragas.

Steven Gerrard ishte njeriu kryesor në mbrëmjen e Stambollit, 15 vite më parë, kur Liverpool arriti të triumfonte në Champions ndaj Milanit edhe pse ishte në disavantazhin e 3 golave në pjesën e parë, por gjithçka u shemb në të dytë.

Por legjenda e Liverpool ishte strategu i përmbysjes edhe në mbrëmjen e së enjtes në Europa League ndaj Bragas në vetëm 15 minuta. Gerrard e futi ekipin skocez me një tjetër mentalitet në pjesën e dytë, ndërsa edhe zëvendësimet ishin të goditura, ku në fushën e lojës u fut edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Kamberi.

Edhe pse nuk shënoi, Kamberi u vlerësua për paraqitjen e tij në përmbysjen e madhe të Rangers. Pas ndeshjes, tifozët e skuadrës skoceze e vlerësuan në rrjetet sociale shqiptarin si një nga protagonistët  dhe kërkuan që ai të jetë në formacion në vazhdim.

Festa e Rangers pas triumfit ndaj Bragas. Djashtas Kamberi

Pavarësisht fitores, tashmë skuadra e Gerrad do të duhet të bëjë edhe një 90 minutësh perfekt për të siguruar fazën e ardhshme të Europa League.

A2 CNN Livestream

Dita jonë