Gjonaj i përgjigjet Metës: Marrëzi e radhës, por të paktën në rrugë institucionale

etilda gjonaj 1100x620

Pas akuzave në adresë të saj, bërë nga presidenti i Republikës, Ministrja Etilda Gjonaj i është përgjigjur kreut të shtetit përmes rrjeteve sociale.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallëzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!”, shkruan Gjonaj në Twitter.

“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shtoi ajo.