Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Inovacioni në Ballkanin Perëndimor, Rama me në krah Bregun: Ish-armiqtë mund të bashkëpunojnë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 13:27 | Politikë
Inovacioni në Ballkanin Perëndimor, Rama me në krah Bregun:

“Ish-armiqtë mund të shikojnë drejt të ardhmes dhe të bashkëpunojnë për të”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ndërsa kishte në krah Majlinda Bregun, ish-deputeten demokrate që sot drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Të dy ishin në aktivitetin dedikuar konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor, organizuar në bashkepunim me Forumin Ekonomik Botëror.

“E di që nëse them PPP më hidhen menjëherë në qafë shumë njerëz që bëjnë politikë për hir të sherrit apo që bëjnë analiza për hir të kundërshtimit dhe që anjëherë nuk kanë shfaqur dëshirë të kuptojnë sa e natyrshme dhe e rëndësishme është të kesh partneritetin publik-privat si pjesë të përpjekjes sonë të përgjithshme. Por, është partneriteti publik-privat që do të mbështesë fort të gjithë ne për të identifikuar dhe të shtyjmë drejt iniciativave që krijojnë kushte të reja dhe incentiva për “start up”-e në vendet tona. Ne jemi në proces të një dixhitalizimi të paprecedentë të shërbimeve tona. Po ju them se brenda 2020, 95% e shërbimeve do të jenë të disponueshme për qytetarët pa pasur nevojë të shkojnë në një zyrë. Në fund, faleminderit e dashur armike që erdhët këtu si mike e të gjithëve ne. Ne të dy jemi një shembull i mirë se si ish-armiqtë mund ta kujtojnë të shkuarën, por mund të shikojnë përpara drejt së ardhmes”, tha Rama. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu