Kapet narko nëndetësja me 5 tonë drogë

narkonendetesja panama 1100x620

Më shumë se 5 tonë drogë u kapën në brigjet panameze pasi autoritetet zbuluan një mjet lundrues që dukej si gjysmënënujor.

Efektivët e Shërbimit Kombëtar Detar po patrullonin të mërkurën në ujërat bregdetare kur gjetën nëndetësen e prodhuar në mënyrë artizanale në provincën Boka del Toro. Brenda saj gjetën 5 tonë drogë ndërsa u arrestuan katër shtetas kolumbianë, tha Ministria e Sigurisë Publike.

Autoritetet nuk specifikuan se çfarë lloj droge u kap gjatë operacionit, por më parë, me këto lloj nëndetësesh është transportuar kokainë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës.

Pasi narkonëndetëset futen nën ujë është shumë e vështirë të pikasen nga autoritetet nëse nuk kanë informacione paraprake, ose mjete ajrore që të mund t’i shohin nga lart.