Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kurimi i covid-19, autoritetet e Kinës: Po testojmë 5 ilaçe të reja

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 14:31 | Bota
Kurimi i covid-19, autoritetet e Kinës: Po testojmë 5 ilaçe

Autoritetet kineze po testojnë 5 ilaçe të reja në përpjekje për të gjetur një kurë për koronavirusin. Disa ilaçe antivirusi dhe mjekime tradicionale kineze po konsiderohen seriozisht të përdoren për trajtimin e të prekurve nga koronavirusi për shkak të rezultateve të mira gjatë testimeve.

 “Pesë ilaçe të reja kanë hyrë në fazën e testimit klinik për trajtimet e të infektuarve me COVID-19, dhe deri më tani testimet kanë pasur një progres të lehtë. Kemi marrë në konsideratë inovacionet dhe ilaçet e përgjithshme që janë studiuar dhe listuar si produkte kryesore për trajtimin e COVID-19, duke pasur prioritet ekzaminimin e tyre dhe funksionimin, në mënyrë që doktorët të zgjedhin t’i përdorin ilaçet për trajtime dhe të garantojnë sigurinë e pacientëve”, deklaroi Chen Shifei, nga administrata kombëtare e kinës për produktet mjekësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë