Marrëveshja me talebanët, SHBA njofton armëpushim të pjesshëm në Afganistan

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 14:16 | Bota
Marrëveshja me talebanët, SHBA njofton armëpushim të

Shtetet e Bashkuara arrijnë një marrëveshje armëpushimi me talebanët në Afganistan. Për 7 ditë palët do të ndalojnë dhunën dhe luftimet, sipas asaj që njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Pas një dekade konflikt, kemi arritur një dakordësim me talebanët për reduktim domethënës të dhunës në Afganistan”, shkruan në Twitter sekretari i shtetit, Mike Pompeo.

 Shefi i diplomacisë amerikane shton më tej se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt paqes, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Afganistanit që ta përqafojnë këtë mundësi.

SHBA synon të arrijë një marrëveshje paqeje, që do të ndihmojë në plotësimin e dëshirës së presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos