Rrëmbimi i Jan Prengës, Gjykata e Posaçme lë në burg 6 persona e dyshuar

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për gjashtë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Të dyshuarit dolën para gjykatës për rivlerësim mase sigurie pasi dosja e Prokurorisë së Tiranës kaloi për kompetencë në SPAK.

Policia thotë se rrëmbimi i Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe 49-vjeçari ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak. Një ditë pas ngjarjes Policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Sipas grupit hetimor, arsyeja e konfliktit dhe pengmarrjes së 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 260 kg kokainë që nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.