Salah ka një mesazh për Atletico Madrid

mohamed salah 600x338

Futbollistët e Liverpool nuk e kanë kapërdirë dot festën e madhe të Atletico Madrid pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në Spanjë, ku ekipi i Simeones mposhti 1-0 kampionët në fuqi të Evropës.

Trajneri Jurgen Klopp u shpreh pas ndeshjes se kundërshtarët po festonin shumë në dhomat e zhveshjes, duke harruar se duhet të luajnë edhe 90 minuta në Angli.

Ndërkohë, Mohamed Salah ka reaguar në Tëitter me një postim shumë të shkurtër, ku lexohet: “Anfield ju pret”.

Ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League mes Liverpool dhe Atletico Madrid do të luhet në 11 mars dhe futbollistët e “The Reds” janë tejet të motivuar për të përmbysur rezultatin e përballjes së parë.