Tirana nuk e njeh humbjen, përmbys Kukësin dhe merr vendin e parë

Tiranë kryeson renditjen e Kategorisë Superiore, pas një fitoreje të jashtëzakonshme kundër Kukësit në “Air Albania Stadium”.

Bardheblutë bëjnë gjithçka vetë pasi Kristi Vangjeli devijon në portën e tij topin që i dha Kukësit folin e epërsisë, por brenda dy minutash, në fund të takimit, skuadra e Egbo përmbysi gjithçka dhe mori fitoren e 8 në 9 ndeshje, duke mos njohur humbje që prej uljes së tij në stol.

Në pjesën e parë Tirana dominoi për nuk arriti të realizonte, duke rrezikuar vetëm në pak raste. Në pjesën e dytë, Kukësi hyri me energji të reja dhe falë një zbritjeje të bukur arriti të shënonte edhe golin. Por në të 84’, kur Kukësi dukej se po shkonte drejt fitores që do ta konfirmonte në krye, Teqja shkaktoi faull në hyrje të zonës duke lënë fushën pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Nga goditja e dënimit përfitoi Batha, i cili realizoi në mënyrë të shkëlqyer golin e barazimit. Vetëm dy minuta më pas, një zbritje e shpejtë e bardhebluve solli edhe golin e fitores, realizuar nga Torasa. Pas 23 ndeshjesh, Tirana ka dy pikë më shumë se Kukësi, ndërsa javën e ardhshme luan derbin kundër Partizanit.