Trump kritikon çmimet Oscar, tallet me fitoren e filmit koreano-jugor ”Parasite”

parasite 1100x620

Gjatë një tubimi në Kolorado, presidenti amerikan Donald Trumpo u tall me fitoren historike të filmit koreano-jugor “Parasite” në ceremoninë e çmimeve Oskar, duke mos kursyer as aktorin Brad Pitt, kritik i zëshëm i tij.

“Meqë ra fjala, a e patë sa të këqija ishin çmimet Oskar këtë vit. A patë? Fituesi ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë ishte e gjitha kjo? Nuk kemi mjaftueshëm probleme me Korenë e Jugut për ekonominë? Si për çudi ata e shpallën filmin më të mirë. Ai ishte i bukur? Nuk e di, mua më mungon “Bashkë me erën”, a mund të na e ktheni “Bashkë me erën” mbrapsht ju lutem, ose Sunset Bulevard. Janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha ndër të tjerat presidenti amerikan.

Por Trump kishte në shënjestër një tjetër mit të Hollywood, që sapo fitoi një Oskar. “Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij”