Ukrainë, popullsia lokale sulmon autobusët me të evakuuarit nga Kina

Një skenë jo e hijshme ka ndodhur dje në Karkiv të Ukrainës, ku disa autobusë janë sulmuar nga popullsia lokale sepse transportonin dhjetëra persona të evakuara nga Wuhan i Kinës.

Bëhet fjalë për 45 shtetas ukrainas dhe 37 të huaj që banojnë në Ukrainë. Automjetet u sulmuan me gurë teksa po i drejtoheshin spitalit të Novi Sanzhary, ku pacientët e evakuuar do të gjenden në karantinë.

Reagimi vjen me shumë mundësi nga një email false që ka qarkulluar, ku flitet se një pjesë e mire e të evakuuarve kishin tashmë virusin covid-19, gjë që autoritetet ukrainas e kanë përgënjeshtruar.

“Këta persona janë bashkatdhetarët tanë. Jetojmë në një vend dhe duhet të kujdesi për ta”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Zoryana Skaletska, që shtoi se gjatë kohës së karantinës në shenjë solidariteti ajo do të rrinte pranë tyre.