Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dy të vdekur nga koronavirusi në Itali, 51 të prekur

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 09:03 | Bota
Dy të vdekur nga koronavirusi në Itali, 51 të prekur

Është shënuar edhe viktima e dytë në Itali nga koronavirusin. Pas, Adriano Trevisan, 78 vjeç, që ndërroi jetë në spitalin e Schiavonia, në Padova, është konfirmuar e vdekur edhe një grua 67-vjeçare në Lombardi.

Trevisan ishte në spital prej 10 ditësh, ndërsa nuk ka mundur të mposhtë virusin që ka marrë më shumë se dy mijë jetë njerëzish që prej shpërthimit të tij në Wuhan të Kinës. 78-vjeçari, ish-pronar i një ndërmarrje të vogël ndërtimi.

Komuna në Veneto, ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.

Gjithashtu, kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.

Ndërkohë, pak pas mesditës së të shtunës, mediat italiane raportuan se numri i të prekurve ka shkuar në 51 persona.

Nga ana tjetër, në mbarë botën, vijon të rritet numri i viktimave. Shifrat zyrtare të raportuara mëngjesin e sotëm tregojnë për 2360 të vdekur dhe mbi 77600 të infektuar. Ndërkohë, personat që konsiderohen të shëruar janë 21 mijë e 29.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani