Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ekstradohet në Rusi luftëtari i ISIS që u kap në Shqipëri

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 18:48 | Kronikë
Ekstradohet në Rusi luftëtari i ISIS që u kap në

Shërbimi Rus i Sigurisë ka publikuar një deklaratë këtë të shtunë ku bën të ditur se shtetasi rus, Rasul Mislaev, i cili kishte luftuar për ISIS, është ekstraduar në Rusi nga Shqipëria.

"Shërbimi Federal i Sigurisë, bashkë me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme të vendit, INTERPOL-in, Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Federal të Burgjeve ka organizuar ekstradimin e shtetasit rus, Rasul Mislaev nga Shqipëria”, thuhet në deklaratë. Shërbimi i Burgjeve gjithashtu konfirmoi për Agjencinë Ruse të Lajmeve, TASS se Mislaev ishte dërguar në qelitë e paraburgimit, ndërkohë që hetimet për të vazhdojnë.

Mislaev u arrestua nga Policia shqiptare në 12 korrik të vit 2019, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata ruse, ku akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Sipas autoriteteve ruse, në qershor të vitit 2013, Mislaev ishte larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar grupit ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Ai kishte hyrë në vendin tonë si emigrant i paligjshëm.

Gjatë seancave gjyqësore ku do të vendosej fati i tij, Mislaev i kërkoi gjyqtarit të mos e ekstradonte. “Ju lutem mos më deportoni në Rusi, sepse atje do të më vrasin”, pati thënë Mislaev.

https://a2news.com/2019/08/29/mos-me-dergoni-ne-rusi-do-te-me-vrasin-shtyhet-seanca-per-ekstradimin-e-anetarit-te-isis/
https://a2news.com/2019/09/10/gjykata-vendos-per-ekstradimin-e-rusit-te-akuzuar-per-terrorizem/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli