“Mijëvjeçari” Ronaldo, por Juve mund Berishën edhe falë Ramsey

ERZcFTzXkAE9lTj 600x338

Cristiano Ronaldo shënoi një gol në fitoren 2-1 të Juventus kundër Spal këtë të shtunë, ndërsa uellsiani Aaron Ramsey realizoi golin e dytë.

Portugezi mundi lehtësisht Berishën në të 39; kur pas një krosimi në zonë nga Cuadrado arriti të lirohej nga mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë. Në të 60’ Ramsey dyfishoi rezultatin për bardhezinjtë, një gol që në fund do të rezultonte vendimtar, pasi Spal arriti të shkurtonte diferencat me 11-metërsh të shndërruar në gol nga Petagna.

Kjo ishte ndeshja e 1000-të e Ronaldos si profesionist, me klube dhe përfaqësuesen. Në total CR7 ka luajtur 2 ndeshje me Sporting Lisbona B, 31 me skuadrën e parë të Sporting, 292 me Manchester United, 438 me Real Madrid, 73 me Juventus dhe 164 me Portugalinë.

Ronaldoi realizoi edhe një tjetër rekord me golin e shënuar, pasi përveç tij, janë vetëm dy lojtarë të tjerë në historinë e Serie A që kanë shënuar në 11 ndeshje rresht gjatë të njëjtin kampionat. Më parë, këtë arritje e kishin realizuar Batistuta në sezonin 1994-95 dhe Fabio Quagliarella në sezonin 2018-2019.