Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndërron jetë Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 17:03 | Aktualitet
Ndërron jetë Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla u nda nga jeta këtë të shtunë në Dibër ndërsa kishte shkuar për të parë ndeshjen e futbollit mes Korabit të Peshkopisë dhe Egnatias së Rrogozhinës, e vlefshme për Kategorinë e Parë të futbollit.

Mësohet se Memolla ka ndjekur pjesën e parë të takimit e më pas ka dalë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, për të pirë një kafe pasi nuk ndjehej mirë. Dhe pasi ka konsumuar kafenë, Memolla është nisur për t’u rikthyer sërish në stadium, por ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë.

Edhe pse ai u transportua me urgjencë në spitalin Rajonal të Dibrës, nuk arriti të shpëtojë. 52-vjeçari Haxhi Memolla ishte Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë që nga 30 qershori i vitit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë