Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Raporti i “Moneyval”: Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 15:35 | Politikë
Raporti i “Moneyval”: Shqipëria në listën gri të

“Moneyval” e ka futur Shqipërinë sërish në listën gri të pastrimit të parave. Vendi ynë nuk ndodhej më në këtë listë që prej 2015-s.

Të premten, task forca financiare e “Moneyval” publikoi listën e shteteve nën monitorim të zgjeruar. Subjekt të kësaj liste janë shtetet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Ndër to figuron Shqipëria, Barbadosi, Xhamajka, Mauritius, Mianmar, Nikaragua, Uganda. Por, sipas Ministrisë së Financave, operacioni Forca e Ligjit kundër pasurive të krimit, është dëshmi e qartë se Shqipëria dëshiron ta luftojë këtë fenomen.

“Mangësitë më thelbësore të konstatuara iu përkasin organeve jashtë Ekzekutivit, prokuroritë dhe gjykatat”, tha ministrja e Financave Denaj.

Problemet me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave si dhe problemet që këto fenomene mund të sjellin me integrimin i pranoi dhe kryeministri Rama në një aktivitet për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit.

“Shqipëria, apo çdo vend tjetër në këtë faze të rrugëtimit për integrim, si të tjerë më parë, nuk janë aspak pa probleme. Nuk ka asnjë dyshim që krimi i organizuar, korrupsioni, mangësitë në administratën publike, janë sfida dhe probleme reale të cilat duhen zgjidhur. Nuk ka dyshim për këtë. Nëse këto nuk do të ishin reale dhe serioze në këtë fazë, përse do të na duhej të kërkonim çeljen e negociatave, por mund të kërkonim të behshim anëtarë të BE-së menjëherë”, tha Rama. Task forca financiare e “Moneyval” është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani