Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Real Madrid dorëzon kreun para “El Clasico”-s, Hazard bën me “dhimbje koke” Zidane

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 23:14 | Futboll

Real Madrid u mund 1-0 në fushën e Levantes dhe dorëzoi kështu vendin e parë në renditje te Barcelona, para “El Clasico”-s.

Madrilenët dominuan një pjesë të mirë të takimit, por pa konkretizuar me gol, ku Karim Benzema pati disa momente të mira për të shënuar në 45 minutat e para. Ndërsa Levante fitoi duelin e rezistencës duke u shpërblyer me një gol nga Morales.

Sikur të mos mjaftonte humbja e kreut të renditjes, Zinedine Zidane duhet të mendojë edhe për dëmtimin e Eden Hazard, i cili u largua para kohe nga ndeshja dhe nuk dihet nëse do të mund të luajë në Champions të mërkurën kundër Manchester City-t.

A2 CNN Livestream

Dita jonë