Alarmi nga koronavirusi, shtyhet një tjetër ndeshje në Itali

torino parma koronavirus 600x338

Pas Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona-Cagliari, një tjetër ndeshje e javës së 25 të Serisë A është shtyrë nga alarmi i koronavirusit në shtetin fqinj.

Bëhet fjalë për ndeshjen Torino-Parma, që duhej të luhej sot në orën 15:00, në Torino.

Numri i rasteve të prekura nga koronavirusi në Italinë fqinje, një nga shtetet më të prekura në Europë, i ka arritur në pothuajse 80, duke shkaktuar 2 të vdekur e duke detyruar qeverinë italiane të mbyllë shkollat e universitetet dhe të ndërpresin aktivitetet kulturore. Autoritetet në dy rajone, Lombardi dhe Veteno, më të prekurat nga virusi vdekjeprurës, kanë anuluar mbi 100 aktivitete sportive.