Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ambasada shqiptare në Itali: Deri tani, asnjë shtetas shqiptar i prekur me koronavirus

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 15:19 | Aktualitet
Ambasada shqiptare në Itali: Deri tani, asnjë shtetas shqiptar i

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari bëjnë me dije se, deri tani nuk ka informacion për qytetarë shqiptarë të prekur me koronavirus.

Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Shëndetësisë së Italisë si dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar.

“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali, të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës. Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve”, lexohet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani