Basha, apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

MB BASHA DHOMA AMERIKANE frame 246 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter i bëri thirrje qeverisë që “të marrë masa serioze dhe të menjëhershme” në lidhje me koronavirusin, që në Italinë fqinje ka shkaktuar dy viktima.

“Për fat të keq, në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronavirusi, ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë që të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, shkruan Basha në rrjetin social.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 90 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 33 të shëruar në 24 orët e fundit