Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Çfarë po ndodh në Kinë? CNN brenda spitalit-karantinë në Wuhan

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 16:50 | Bota
Çfarë po ndodh në Kinë? CNN brenda spitalit-karantinë

Në spitalin e Wuhanit edhe sallat e pritjes janë shndërruar në dhoma spitali. Synimi është parandalimi i përhapjes së koronavirusit. Shtretërit janë vendosur ngjitur me njëri tjetrin. Tualetet janë portabël. Shumë rrëmujë. Çdokush në këtë spital përdor maskë mbrojtëse.

Gruaja, që shëtiti përmes kamerës në këtë spital për CNN flet për kushtet, që e shqetësojnë shumë. Ajo është banore e Wuhan.“Ka shumë rrezik për përhapje të virusit dhe këtu ka edhe nga ata që janë të shëndetshëm dhe e marrin gabimisht”, thotë ajo.

Televizioni shtetëror kinez shfaqi imazhe të të njëjtit spital, përpara se të hapej dhe ka shumë ndryshim. Brenda është shumë pastër. Wang thotë se ajo dhe disa të tjerë në spital gëzojnë shëndet të plotë, por përsëri janë të detyruar të qëndrojnë aty. “Jam shumë e zemëruar sepse e ndjej që nuk duhej të kisha ardhur. Tani kam ankth. Dua të kthehem në shtëpi”, thotë ajo.

Wang u infektua me virus në fund të muajit janar, por e rimori veten pas disa javësh. Testin e ka përsëritur dy herë dhe tashmë rezulton e shëruar. Megjithatë, zyrtarët e spitalit nuk e lejojnë të largohet.

“Ata më thanë se, në qoftë se refuzoj, do më detyrojnë që të qëndroj”, deklaron Wang.

Njësoj ndodhi edhe Bo Hanlin. Gruaja e tij u konfirmua pozitive ndaj virusit. Ai u listua si person i afërt, por tashmë të dy rezultojnë negative. “Jam shumë i mërzitur sepse ka shumë njerëz që nuk janë kuruar. Pse duhet të mbajnë në karantinë njerëz të shëndetshëm?”, thotë ai.

CNN kërkoi informacion nga Komisioni i Shëndetësisë në Wuhan për këtë situatë, por ende nuk ka marrë përgjigje. Wuhan mbetet epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. Në qytetin Tianmen, ata që rezultojnë negativë, transferohen nga spitalet në hotele e qendra strehimi.

https://a2news.com/2020/02/23/masa-shtese-per-koronavirusin-dyfishohet-personeli-mjekesor-ne-pikat-kufitare-ne-vend/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani