Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Conte: Italia nuk do të kthehet në karantinë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 09:23 | Bota
Conte: Italia nuk do të kthehet në karantinë

Kush priste një mbyllje të kufijve ndoshta do të mbetet i zhgënjyer, por dekretet e qeverisë italiane për të përballuar koronavirusin kanë shumë masa shtrënguese.

Dekreti i parë autorizon ministrat për të bllokuar lëvizjen e njerëzve, ndërsa i dyti ka qëllim mbrojtjen e ekonomisë.

"E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur shëndetin e italianëve që është gjëja për të cilën ne interesohemi më shumë", tha kryeministri italian, Giuseppe Conte, gjatë konferencës për shtyp.

https://a2news.com/2020/02/22/dy-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-itali-29-te-prekur/

Conte, përsëriti disa herë që italianët "duhet të besojnë te politika dhe institucionet shkencore, të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur”.

Masat e përmendura nga kryeministri aktualisht kanë të bëjnë me dhjetë komunat e zonës së Lodi të identifikuara të premten, ku jetojnë mbi 50 000 njerëz dhe zona e Vò Euganeo, në provincën e Padovës. Ato do të jenë zona të kuqe: pa hyrje ose dalje. Dhe për të gjithë ata që kanë pasur "kontakte të ngushta me raste të konfirmuara" duhet të zbatohet "masa karantinë me mbikqyrje aktive".

Conte njoftoi se do të ketë gjoba, por edhe arrestime për ata që nuk respektojnë masat.

https://a2news.com/2020/02/23/koronavirusi-ndalon-serine-a-shtyhet-edhe-ndeshja-e-interit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani