Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Fishekzjarr në derbi, gjykata dënon tifozin e Tiranës

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 18:06 | Futboll
Fishekzjarr në derbi, gjykata dënon tifozin e Tiranës

Gjykata e kryeqytetit dënoi me 6 muaj burg një tifoz të ekipit ë Tiranës. Ai u ndëshkua për mënyrës se si zgjodhi të festojë në stadium golin kundër Partizanit.

Në ndeshjen e zhvilluar më 13 dhjetorit 2019 27-vjeçari Armando B. u regjistrua nga kamerat e sigurisë të “Air Albania” teksa ndezi një fishekzjarr që shkaktonte tym.

Pas ndezjes ai e hodhi atë në shkallët e stadiumit. Kaq mjaftoi që i riu të përballej në gjykatën e Tiranës me akuzën e “veprimeve të dhunshme në aktivitetet sportive”.  Gjatë gjykimit 27 vjeçari ka shfaqur pendesë. Sipas vendimit të siguruar nga A2, ai ka pranuar fajësinë dhe premtuar mos përsëritjen, duke plotësuar kushtet për zgjidhjen e gjyqit me marrëveshje.

Ndonëse u dënua me burg, tifozi bardheblu nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Gjykata vendosi të pezullojë dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 1 vjeçare.

Gjatë kësaj kohe 27-vjeçari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Gjykata i vë kusht tifozit të mos frekuentojë vende të caktuara, por nuk e përcakton nëse një prej tyre është stadiumi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani