Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, është munduar që të qetësojë publikun duke siguruar se, edhe pse koronavirusi nuk e ka prekur vendin tonë, janë marrë masat “në rast se do të na duhet ta përballim”.
“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por, si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim”, theksoi kreu i qeverisë.
Gjithashtu, ai theksoi se “të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim”.
“Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizoi Rama.