Piloti vdes pasi përplaset me raketën që kishte krijuar në kushte shtëpie

Një pilot amerikan ka ndërruar jetë gjatë përpjekjes së lëshimit të një rakete që e kishte krijuar vetë, në kushte shtëpie.

64-vjeçari Mike Hughes, i cili njihej me nofkën “I çmenduri”, u përplas me raketën e tij me avull disa sekonda pasi ishte nisur nga shkretëtira kaliforniane.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon raketën që niset për në qiell përpara se të përplaset në tokë.

Hughes ishte i njohur për faktin se besonte që Toka është e sheshtë. Ai shpresonte që ta vërtetonte këtë gjë duke shkuar në hapësirë.