Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Shënohet viktima e tretë në Itali, në Veri pezullohet çdo aktivitet shkollor dhe kulturor

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 18:51 | Bota

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në Italinë fqinjë, një nga shtetet më të prekura në Europë. Vetëm orët e fundit janë shënuar rreth 60 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve me virusin vdekjeprurës në mbi 150.

Rajonet më të prekura mbeten Lombardia dhe Veneto, ku shkollat e universitetet janë mbyllur dhe mbi 100 aktivitete sportive janë pezulluar, mes tyre edhe 4 ndeshje të Serisë A.

Pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet njoftuan edhe pezullimin e karnavaleve të Venecias.

Në një raportim mbi situatën, kryeministri Conte theksoi se qeveria ka marrë masat e nevojshme për izolimin e virusit.

https://a2news.com/2020/02/23/ambasada-shqiptare-ne-itali-deri-tani-asnje-shtetas-shqiptar-i-prekur-me-koronavirus/

 “Kam pyetur veten pse kaq shumë raste në Itali, të gjitha të zbuluara menjëherë. Konfirmoj se kemi adoptuar një manual të qartë që prej fillimit. Mes vendeve të perëndimit, ku standardet e mbrojtjes shëndetësore janë në nivelin më të lartë, ne jemi vendi që kemi adoptuar masat më rigoroze dhe më të përpikta që prej fillimit”, deklaroi kryeministri italian.

Në Milano janë boshatisur dyqanet ushqimore

Deri më 1 mars, sipas autoriteteve vendore, është pezulluar çdo aktivitet shkollor, artistike kulturor. Deri më tani 3 persona, kanë humbur jetën, pasi gjatë javës rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit.

Në provincën e Lodit, një nga më të goditurat  të gjithë rrugët hyrëse dhe dalëse patrullohen nga forcat e rendit, që paralajmërojnë se ata që hyjnë nuk mund të dalin më nga provinca, deri në një urdhër të dytë.

Por përtej zonave të prekura, Conte deklaroi se për momentin, qeveria italiane nuk e sheh të nevojshme marrjen e masave ekstreme, mes tyre pezullimin e lëvizjes së lirë të njerëzve në pjesën tjetër të vendit.

https://a2news.com/2020/02/23/masa-shtese-per-koronavirusin-dyfishohet-personeli-mjekesor-ne-pikat-kufitare-ne-vend/

Në Milano, një nga qytet më të mëdha italiane, me popullsi 1.4 milionë banorë u pezullua deri në maj Java e Modës.

Këtë të dielë, një pjesë e mirë e qyteteve italiane, ngjasonin me qytete të braktisura, pasi qytetarët vendosën të ndjekin udhëzimet e të shmangin daljet jashtë ndërsa në jug, kishte nga ana qytetarë që zgjodhën të furnizohen me ushqime, nëse situata precipiton edhe më tej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë