Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shkatërruan stolat e stadiumit, arrestohen 3 persona

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 10:30 | Kronikë
Shkatërruan stolat e stadiumit, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona të cilët shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndeshjeve të futbollit të zhvilluar më datë 21 e 22 shkurt në këtë stadium.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 persona janë proceduar penalisht.

Bëhet fjalë për ndeshjet Kukësi-Tirana dhe Partizani-Bylis. Gjatë zhvillimit të këtyre ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Të arrestuarit janë dy tifozë të Bylisit dhe një i Tiranës. Ndërsa të shpallurit në kërkim janë 9 tifozë bardheblu. Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të tjerë të Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani