Pesë ndeshje pa tifozë në Serinë A, mes të cilave edhe Juve-Inter

san siro pa tifoze koronavirus 600x338

Seria A ka vendosur që të luajë 5 ndeshje të kësaj jave me dyer të mbyllura, mes tyre edhe super sfidën Juventus-Inter.

Ndeshjet e tjera që do të luhen pa tifozë për shkak të alarmit nga koronavirusi në vendin fqinj janë Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina.

Në fundjavën e kaluar, kampionati italian vendosi që të mos luheshin 4 takime.