Alarmi i koronavirusit, “Tokyo 2020” vijon përgatitjet pa shqetësime

TOKYO 2020 PERGATITJET frame 1044 1100x620

Ndërsa bota sportit është vënë në alarm për rrezikun që mund të vij nga koronavirus, organizatorët e lojërave olimpike “Tokyo 2020” vazhdojnë përgatitjet të pashqetësuar. Mediat vendase bëjnë me dije se në Japoni, axhenda e përgatitjeve vijon rrjedhën normale dhe nuk parashikohen probleme me epideminë.

Flaka olimpike do të përshkojë shtetin aziatik në fundin e Marsit ashtu siç e kërkon tradita, dhe data nuk do të ketë shtyrje. Një sërë testesh do të zhvillohen përgjatë muajve mars, prill dhe maj. Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” nisin në datën 24 korrik dhe përfundojnë më 9 gusht.