Frika e koronavirusit, ndikim tek turizmi botëror, preket dhe Shqipëria

Frika e Koronavirusit rrezikon të penalizojë turizmin shqiptar, që po vuan edhe efektet e tërmetit, kështu u shpreh Kliton Gërxhani, zv.kryetari i Shoqatës Shqiptare të Tur Operatorëve.

“Koronavirusi është një element ndërkombëtar dhe botëror dhe ka bërë një frenim të turistëve kudo. Pavarësisht se ne nuk kemi raste, ky nuk është shkak që njerëzit të jenë të qetë, pasi nuk ka të bëjë me sa raste ka një destinacion, por ka të bëjë me udhëtimin e tyre. Njerëzit e marrin ose mendojnë se e marrin këtë virus edhe nëse dalin nga shtëpia apo udhëtojnë me tren”, u shpreh Gërxhani.

Tur operatorët shprehen se rëndimi i situatës në Europë do të ndikojë në uljen e numrit të udhëtarëve, teksa apelojnë për marrjen e masave për të garantuar një sezon turistik pa probleme.